Arkitekte e licencuar · Tiranë

Projektojmë shtëpinë tuaj.Nga 8 €/m².

Na dërgoni planimetrinë në WhatsApp. Ju dërgojmë çmimin dhe paketën që ju përshtatet, në bazë të ambientit tuaj.

Render realist i një interieri të projektuar nga THE LINE
Render realist · projekt interieri
Paketa bazë nga 8 €/m²Minimum 450 €. Render realist: +2 €/m². Paketa standarde: nga 15 €/m² për banesa, nga 17 €/m² për zyra e dyqane dhe nga 20 €/m² për klinika. Projekt + ndjekje punimesh: nga 25 €/m² · projekt + zbatim punimesh në Tiranë: nga 40 €/m².

Pse arkitekt

Projekti është pjesa më e lirë
e gjithë investimit.

Në një shtëpi, projektimi zë një pjesë të vogël të kostos. Por është pjesa që vendos se sa do të shpenzoni për gjithçka tjetër.

01

Më pak ndryshime gjatë punës

Një mur i zhvendosur në letër kushton një orë. I zhvendosur në kantier kushton punëtorë, materiale dhe ditë.

02

Materiale të zgjedhura një herë

Sasitë dhe përmasat dalin nga projekti. Blini atë që ju duhet, jo atë që ju thonë në dyqan.

03

Vlerë që mbetet

Një apartament i organizuar mirë jetohet më lehtë sot dhe shitet ose jepet me qira më lehtë nesër.

Paguani një herë për vendimet.
Ose çdo vit për pasojat.

Ndryshimi mes një shtëpie të projektuar dhe një shtëpie të improvizuar nuk shihet ditën e parë. Shihet kur mbaron puna dhe llogaritni sa keni shpenzuar — dhe kur, pas disa vitesh, vjen momenti ta shisni.

Shfrytëzimi i hapësirës

Sa nga metrat tuaj
shfrytëzohen vërtet?

Në shumë apartamente një pjesë e mirë e sipërfaqes shkon në korridore dhe zigzage që zvogëlojnë hapësirat e shfrytëzueshme. Para se të realizoni punimet, e shohim shtëpinë në 3D, që çdo metër katror të shfrytëzohet maksimalisht.

Skemë 3D e një apartamenti 2+1 në Tiranë, me mobilimin e plotë
Skema ilustruese në 3D. Apartamenti juaj i zgjidhur në mënyrë ideale, me çdo cep të shfrytëzuar. Shembull: apartament 2+1, Tiranë.

Katër paketa

Zgjidhni cila paketë ju përshtatet.

Dallimi nuk është vizatimi: është sa vendime merrni para se të thërrisni ustain.

Bazë

Paketa bazë

nga 8 €/m²

minimum 450 € · render realist +2 €/m²

  • Rilevim: matje në objekt brenda Tiranës
  • Planimetri e muraturës: ndryshime, prishje muresh, ndarje e re
  • Planimetri e mobilimit me përmasat përkatëse
  • Plani elektrik
  • Plani hidraulik
  • Plani i tavanit të varur
  • Plani i ndriçimit të tavanit
  • Model 3D konceptual
  • Render realist, 2–3 për çdo dhomë: +2 €/m²
Shikoni një shembull (video dhe PDF)

★ Më e zgjedhura

Paketa standarde

nga 15 €/m²

minimum 900 € · zyra e dyqane +2 €/m² · klinika +5 €/m²

  • Gjithçka e paketës bazë
  • Render realist, 2–3 për çdo dhomë
  • Relacion teknik me sasitë: pllaka, parket, elementë ndriçimi, ngjyra e mureve
  • Zbërthim dhe dimensionim i mobiljeve, me teksturat përkatëse

Me ndjekje

Projekt + ndjekje punimesh

nga 25 €/m²

minimum 100 m² · brenda Tiranës

  • Gjithçka e paketës standarde
  • 2–3 vizita në objekt brenda Tiranës me grupet e punës
  • Kontroll i fotove të punimeve deri në 2 muaj
  • Për rrethet, çmimi përcaktohet sipas qytetit

Vetëm në Tiranë

Projekt + zbatim punimesh

nga 40 €/m²

minimum 100 m² · arkitektja në kantier

  • Gjithçka e paketës standarde
  • 6–7 vizita në objekt brenda Tiranës me grupet e punës
  • Kontroll i punimeve me foto, periodikisht
  • Raport pas çdo vizite në objekt
  • Sugjerime për grupe punimesh dhe preventiva
  • Vizitë shtesë ose shoqërim për zgjedhjen e produkteve: 50 €

Çmimi përfundimtar jepet me shkrim para nisjes. Paradhënie 50% në fillim, 50% në dorëzim.

Vetëm konsulencë dhe matje, pa paketë: 100 €. Për rrethet, matja ka çmim shtesë, ose punojmë mbi matjet dhe planin tuaj.

Si dorëzohet

Shikoni, fletë pas flete, çfarë merrni.

Dy shembuj dorëzimi nga një apartament real i THE LINE: planet, modeli 3D dhe renderat. I shkarkoni edhe në PDF.

Paketa bazë · 8 €/m² + 2 €/m² renderShkarkoni shembullin (PDF)
Paketa standarde · 15 €/m²Shkarkoni shembullin (PDF)
Para se të nisim

Plotësoni briefin e projektit (PDF që plotësohet në telefon ose në kompjuter) dhe na e dërgoni në WhatsApp bashkë me planimetrinë.

Shkarkoni briefin (PDF)

8 apo 15 €/m²

Çfarë ndryshon mes 8 dhe 15 €/m².

Të dyja ju japin të gjitha planet: muraturë, mobilim, elektrik, hidraulik, tavan, ndriçim dhe 3D. Paketa standarde shton renderat realiste, sasitë e materialeve dhe zbërthimin e mobiljeve.

Paketa bazë
8 €/m²
Më e zgjedhuraStandarde
15 €/m²
Rilevim: matje në objekt në Tiranë
Planimetri e muraturës
Planimetri e mobilimit me përmasa
Plani elektrik
Plani hidraulik
Plani i tavanit të varur
Plani i ndriçimit të tavanit
Model 3D konceptual
Render realist, 2–3 për dhomë+2 €/m²
Relacion teknik me sasitë—
Zbërthim dhe dimensionim i mobiljeve—
8 €/m²

Keni marangoz dhe firmë besimi: merrni të gjitha planet e sakta, dhe materialet e mobiljet i zgjidhni me ta.

15 €/m²

Doni t’u jepni mjeshtrave gjithçka të vendosur: renderat, sasitë dhe çdo mobilje e zbërthyer. Më pak vendime në kantier, më pak gabime.

Si duken renderat

Render i ndenjes me mur TV me dru
Ndenja
Render i dhomës së gjumit me garderobë
Dhoma e gjumit
Render i kuzhinës së hapur
Kuzhina

Render nga projekte reale të THE LINE, Tiranë.

Llogarisni vetë

Sa m² keni?

Sipërfaqja

90 m²

25 m²300 m²

Projektim

Projekt i plotë

Vlerësim orientues. Projektim minimum 450 €, projekt i plotë minimum 900 €. Projekti me asistencë nis nga 25 €/m², me ndjekje punimesh në Tiranë nga 40 €/m². Çmimi juaj jepet me shkrim. Paguani 50% në fillim dhe 50% në dorëzim.

Rruga juaj

Çfarë ndodh, dhe kur.

Afate orientuese për një apartament rreth 90 m². Data e saktë shkruhet në ofertë.

Paketa bazë

rreth 2–3 javë

Dita 1

Planimetria në WhatsApp

Planimetri, përmasa dhe foto.

Brenda 24 orësh

Ofertë me shkrim

Çmimi, përmbajtja dhe data.

Nisja

Paradhënia 50%

Fiksojmë datën e dorëzimit.

Java 1

Propozimi i parë

Si ndahen ambientet dhe ku shkojnë mobiljet.

Java 2

1 rishikim

E korrigjojmë bashkë.

Javët 2–3

Dorëzimi

Vizatime me përmasa në PDF. Pagesa e mbetur 50%.

Paketa standarde

rreth 5–7 javë

Dita 1

Planimetria në WhatsApp

Planimetri, përmasa dhe foto.

Brenda 24 orësh

Ofertë me shkrim

Çmimi, vizatimet dhe datat.

Nisja

Paradhënia 50%

Fiksojmë datën e dorëzimit.

Javët 1–2

Planimetria dhe stili

Ambientet, materialet, ngjyrat.

Javët 2–3

Rendering 3D

Shihni çdo ambient.

Javët 3–4

2 rishikime

Takim ose videotelefonatë.

Javët 4–6

Vizatimet për mjeshtrat

Mobilje me porosi, drita, tavan, elektrike dhe hidraulike.

Javët 6–7

Dorëzimi

PDF për çdo mjeshtër dhe përmbledhje. Pagesa e mbetur 50%.

Projekte

Punë të realizuara.

Zonë ditore me divan bezhë dhe kolltuqe blu — projektim interieri, Tiranë
Dhomë gjumi me dresing prej xhami të tymosur
Kuzhinë dhe zonë ngrënieje me ndriçim linear
Kuzhinë e hapur e lidhur me zonën e ditës
Dhomë fëmijësh me dy krevate dhe tavolinë pune

Bashkëpunëtorët

Bashkëpunojmë me
distributorët më të mëdhenj.

Punojmë prej vitesh me furnitorë dhe grupe zbatimi në Shqipëri. Për klientët tanë kjo do të thotë oferta të dedikuara për materiale dhe mobilim.

Brunes AlbaniaDelta Home AlbaniaPorcelanosaPajtoni GroupBilla Group AlbaniaBrunes AlbaniaDelta Home AlbaniaPorcelanosaPajtoni GroupBilla Group Albania

Bashkëpunojmë prej vitesh edhe me grupe elektricistësh e hidraulikësh. Kur ju duhet, ju vëmë në kontakt me njerëz që i njohim nga puna, jo nga interneti.

Stela Dyli, arkitekte e licencuar në Tiranë

Stela Dyli · Licencë A.2952

Arkitektja

Një pikë referimi e vetme.

Stela Dyli, arkitekte e licencuar dhe me MSc në Universitetin Politeknik të Tiranës, e ndjek vetë projektin tuaj nga fillimi në fund. Kur puna e kërkon, punon me bashkëpunëtorë të besuar — por ju flisni gjithmonë me të njëjtin person.

Pyetjet e zakonshme

Përgjigje pa zbukurime.

Sa kushton?

Paketa bazë nis nga 8 €/m², me minimum 450 € për projekt (render realist: +2 €/m²). Paketa standarde (render, relacion teknik me sasitë dhe zbërthim mobiljesh) nis nga 15 €/m² për banesa, nga 17 €/m² për zyra e dyqane dhe nga 20 €/m² për klinika. Për 65 m² janë rreth 520 €, për 110 m² rreth 880 €. Çmimi juaj jepet me shkrim para se të nisë puna.

Çfarë përfshihet te 8 €/m²?

Rilevimi në Tiranë, planimetria e muraturës dhe e mobilimit, plani elektrik, hidraulik, i tavanit të varur dhe i ndriçimit, plus modeli 3D konceptual. Renderat realiste shtohen me +2 €/m²; ndjekja e punimeve është paketë më vete.

Sa zgjat?

Varet nga sipërfaqja dhe nga sa shërbim doni. Afati përcaktohet me shkrim para nisjes, bashkë me koston.

A punoni në gjithë Shqipërinë?

Po. Punojmë në gjithë Shqipërinë — kemi projekte në Tiranë, Palasë dhe Himarë. Baza është në Tiranë dhe pjesa më e madhe e punës bëhet edhe në distancë.

Klientët dhe studio

5,0 në Google.

5,0 në Google★★★★★
★★★★★
E thjeshtë në komunikim dhe shumë kreative. Për ambjentin dhe brenda buxhetit që kishim na realizoi diçka të këndshme dhe funksionale. Do ta rekomandoja për këdo.
Amelia Q. · Google
★★★★★
Një eksperiencë shumë e bukur! Arkitektja kuptoi menjëherë çfarë kërkoja dhe e solli në realitet me stil dhe thjeshtësi. Tani ambienti im është ashtu siç e kam ëndërruar.
Alma · Google
★★★★★
Shumë e kënaqur me punën! Ambienti im ndryshoi krejtësisht, me stil dhe funksionalitet. Shumë korrektë dhe plot ide kreative. Do t’i rekomandoja pa hezitim!
Mirela Q. · Google

Lexoni të gjitha recensionet në Google →

Ku ndodhemi

THE LINE Arch Studio
Rruga Myslym Shyri, Tiranë

Projekte në të gjithë Shqipërinë. Takimet në studio me rezervim.

Harta ngarkohet nga Google vetëm kur e hapni.

Hapeni në Google Maps →

Nisni me atë që keni në dorë.

Një planimetri, një foto, ose vetëm adresa e apartamentit. Mjafton për të filluar.

WhatsApp Telefononi
------WebKitFormBoundaryHozcrxMgn02e9QBm--